Mbi gjashtë mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut për punë sezonale në Kroaci

Nga D. V.
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Në Kroaci këtë vit punojnë 6.849 shtetas të Maqedonisë së Veriut, tregojnë të dhënat për lejet e qëndrimit dhe të punës të lëshuara nga autoritetet kroate.
Sipas këtyre të dhënave, në 5 muajt e parë të këtij viti, Kroacia ka lëshuar gjithsej 80.780 leje qëndrimi dhe pune për qytetarët e vendeve të treta.

Numrin më të madh të lejeve e kanë marrë shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës (gjithsej 14.799), të ndjekur nga 12.911 punëtorë nga Seria Leone, 12.622 nga Filipinet, 11.441 nga Nepali dhe 4.969 nga India. Në Kroaci punojnë edhe 3.515 punëtorë nga Uzbekistani, 2.723 nga Kosova, 1.466 nga Egjipti dhe 1.311 nga Shqipëria.

Nga Oda Ekonomike e Kroacisë thonë se shumica e punëtorëve të huaj janë të punësuar në turizëm, hotelieri dhe ndërtimtari, por ka edhe në industri, transport, komunikim dhe tregti. Pagat relativisht të larta dhe kushtet e mira të punës janë arsyet kryesore pse punëtorët e huaj vijnë në Kroaci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër