Mblidhet Bordi i ZRRE-së

nga D. V.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se sot mbahet mbledhja e parë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO-së, si dhe shqyrtimi i caktimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

Ndryshe, operatorët energjetikë në Kosovë kanë kërkuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

KESCO ka kërkuar një rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More