Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Nga Xh M
1,304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 qershor Zhurnal.mk – Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve.

Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale.

Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh nga protestuesi:

Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.

Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen:

Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;

Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;

Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.

Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:

Ligji për Zonat e Mbrojtura;

Ligji për Trashëgiminë Kulturore;

E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;

Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.

Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër