Më shumë se dy orë e gjysmë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?

Nga Xh M
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 gusht Zhurnal.mk – Bisedimet për arritjen e një marrëveshje LVV-LDK, kanë kaluar më shumë se dy orë. Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po shoqërohet nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ndodhet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari Lutfi Haziri dhe ish-kandidatja për presidente në listën e LDK-së, Vjosa Osmani.

Nga takimi me dyer të mbyllura i cili po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës nuk dihet akoma asnjë detaj.

Pritet të dalin zyrtarët e dy partive për të kuptuar nëse ka përafrim për qeverisje të përbashkët.

Para nisjes së takimit, Kurti tha se për konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë së re, partia e tij ka “mjaftueshëm mbështetje”, ndërsa shtoi se për zgjedhjen e Presidentit, “opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”.

“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita, sepse kushtetutshmëria është e tillë që Presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha Kurti.

Ndërsa, Abdixhiku nuk është deklaruar për media, duke e lënë radhën që të flasë pas takimit.

Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër