Mërgim Shabani zgjidhet kryetar i degës së ASH-së në Bogovinë

Nga Xh M
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 qershor Zhurnal.mk – Dega e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Bogovinës, në kuvendin e mbajtur sot, ka zgjedhur Mërgim Shabanin për kryetar të degës.

Pas zgjedhjes, Shabani falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke e cilësuar detyrën si një privilegj dhe përgjegjësi të madhe ndaj anëtarëve dhe qytetarëve të komunës.

“Me ndjenjë të thellë mirënjohjeje, dëshiroj t’ju njoftoj se kam marrë besimin e plotë për të udhëhequr degën e Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë. Ky rrugëtim është një privilegj dhe detyrim i madh ndaj secilit prej jush”, ka shkruar Shabani.

Ai shprehu falënderime për kuvendarët e degës që e mbështetën me votën e tyre, si dhe një falënderim të veçantë për kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për besimin dhe mbështetjen.

“Në bashkëpunim me të gjithë aktivistët dhe strukturat e partisë do të punojmë për forcimin e Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë dhe për përfaqësimin sa më të mirë të interesave të qytetarëve”, thuhet mes tjerash në mesazhin e tij.

Shabani e mbylli reagimin me mesazhin: “Na priftë e mbara dhe faleminderit nga zemra!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër