“Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

Nga Xh M
2,186 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 qershor Zhurnal.mk – Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës tjetër para Kryeministrisë, aty ku përsëritën 5 kërkesat e tyre dhe me pankarta kanë kujtuar 82-vjetorin i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Pas disa orësh para Kryeministrisë ata kanë vijuar me marshimin nëpër akset kryesore të qytetit.

Kërkesat:

1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4.Paralelisht, kërkojmë:

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Një pjesë e qytetarëve u grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa disa protestues të tjerë ishin të stacionuar para Kryeministrisë, aty ku do të mbahen fjalimet.

Disa prej tyre e kanë shtrirë tubimi e tyre deri në orët e para të mëngjesit duke mos u larguar nga Kryeministria.

Gjatë fjalës së tij në shesh, nismëtari Kola ka kujtuar edhe çështjen Çame, duke brohoritur ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër