Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Dublin, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka kërkuar sot presidentit amerikan, Donald Trump që të mos ndërmarrë hapa të papritur gjatë takimit të planifikuar javën e ardhshme në Kinë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Dua ta përsëris shumë qartë mesazhin tonë drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju lutemi, pa surpriza. Qëndroni në krah të Evropës dhe Ukrainës dhe të punojmë së bashku për një paqe të vërtetë në Ukrainë”, tha Merz para gazetarëve.

Deklarata e kancelarit gjerman vjen në një moment kur vendet evropiane kërkojnë të ruajnë një qëndrim të koordinuar me Uashingtonin lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kancelari Merz nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe të mbështetjes së përbashkët për Kievin.

Takimi i paralajmëruar mes Trumpit dhe Putinit në Kinë pritet të tërheqë vëmendjen e aleatëve evropianë, të cilët kërkojnë që çdo diskutim për të ardhmen e Ukrainës të mos zhvillohet pa përfshirjen e saj dhe pa koordinim me partnerët evropianë.

Ai shtoi edhe se “nuk ka nevojë për të diskutuar një arkitekturë të re evropiane të sigurisë me Moskën sepse ajo tashmë ekziston”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër