Albi Qamili: Viti 2027 I gjenë studentët me transport publik falas

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Premtimi ynë po bëhet realitet. Sot bëmë një hap konkret: përcaktuam detajet teknike që transporti falas për studentët të hyjë në funksion.

Kështu ka shkruar në Facebook, Zv/Kryetari i Tetovës, Albi Qamili, teksa ka njoftuar se bashkë me drejtorin operativ të NP “Tetova Transport”, Arbër Ajdini, dhe drejtorin e “Te Klik”, Endrit Hasani, janë ulur në tryezë, siç thotë, me ata që i njohin më mirë nevojat e studentëve: kryetarin e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Gent Kurtishi, përfaqësuesin e Rektoratit të UT, Ibrahim Neziri; sekretarin e Unionit Studentor të UEJL, Blin Memeti; dhe anëtarin e Unionit, Egzon Ziberi.

Sot gjatë një deklarate për Tv Koha, Zv/Kryetari, Albi Qamili, u zotua se viti 2027 do t`i gjejë studentët me transport publik falas.

Me këtë hap, Komuna e Tetovës synon të lehtësojë shpenzimet e studentëve dhe të nxisë përdorimin e transportit publik. Sipas paralajmërimit të zëvendëskryetarit Albi Qamili, viti 2027 pritet t’i gjejë studentët me transport publik falas, ndërsa mbetet të përcaktohen detajet për zbatimin e kësaj mase.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër