Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi!

Nga D V
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Shkolla Falas e Notit, e cila këtë verë mblodhi 950 fëmijë, do të vazhdojë edhe pas sezonit veror.

“Këtë verë, për herë të parë në Çair, e hapëm Shkollën Falas të Notit për fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç.

U regjistruan 950 fëmijë.

Ky interesim na tregoi se kemi bërë pikërisht atë që u ka munguar shumë familjeve në Çair: një aktivitet sportiv të organizuar, cilësor dhe të qasshëm për çdo fëmijë, pa marrë parasysh mundësitë financiare të familjes.

Prandaj, Shkolla e Notit nuk do të përfundojë me verën. Do ta bëjmë të përhershme.

Deri më 1 shtator, fëmijët do të vazhdojnë mësimin falas me instruktorë profesionistë. Me fillimin e vitit të ri shkollor, noti do të vazhdojë në kuadër të orëve të edukatës fizike dhe shëndetësore në shkollat fillore të Çairit.

Pra, atë që e nisëm këtë verë si Shkollë Falas të Notit, po e kthejmë në një mundësi të përhershme për fëmijët e Çairit.

Në të njëjtën kohë, po vazhdojmë investimet në infrastrukturën sportive, përfshirë punimet në pishinën e shkollës “7 Marsi”, që gjithnjë e më shumë fëmijë të kenë kushte për t’u marrë me sport.

Kjo është ideja e platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”: jo aktivitete sa për një ditë apo një verë, por programe dhe kushte që mbeten.

Duam që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë dhe që asnjë fëmijë të mos mbetet jashtë vetëm sepse familja e tij nuk ka mundësi ta paguajë.

E nisëm me 950 fëmijë. Tani po e bëjmë të përhershme. Sepse të gjithë fëmijët e Çairit janë e do rritën të barabartë!”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër