Mexhiti: Konferenca e Çairit 2026 do të forcojë imazhin politik të gruas shqiptare

Nga B.M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur dje në takim gra lidere, profesioniste dhe aktiviste që kontribuojnë në avancimin e rolit të gruas në politikë dhe në jetën shoqërore. Takimi u zhvillua në prag të Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026, e cila do t’i kushtohet temës “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidership, paqe dhe identitet evropian”.

Mexhiti theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse dhe forcimin e rolit të tyre në jetën publike.

“Mirëprita gra lidere, profesioniste dhe zëra të fuqishëm që po avancojnë rolin e gruas në politikë dhe në jetën shoqërore”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, diskutimet gjatë takimit u përqendruan në sfidat dhe mundësitë për rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje, si dhe në krijimin e mekanizmave për fuqizimin e tyre në shoqëri.

Mexhiti potencoi se “këtë vizion të përbashkët do ta konkretizojmë në një platformë bashkëpunimi, që synon të forcojë rolin e grave si aktore kyçe në zhvillimin politik dhe shoqëror”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër