Mexhiti: Mbështetja e BE-së kyçe për procesin eurointegrues dhe agjendën reformuese

Nga B.M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shkurt – Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, njoftoi se së bashku me perfaqësues tjerë të koalicionit ka pasur takimit me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet evropiane.

Gjatë takimit u vlerësua lart roli dhe mbështetja e Bashkimit Evropian dhe e Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahja për agjendën reformuese që synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional.

Postim i plotë:

Sot realizuam një takim me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me institucionet evropiane.

Në këtë kuadër, vlerësuam lart rolin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahjen e dhënë për agjendën reformuese, e cila synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional.

Diskutimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike, në prioritetet kryesore reformuese dhe në hapat konkretë që duhen ndërmarrë në periudhën në vijim drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të kursit reformues dhe të angazhimit të palëkundur politik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër