Mexhiti nga Brukseli: Komunat kanë rol kyç në procesin e integrimit evropian

Nga D. V.
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se po merr pjesë në sesionin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC), që po mbahet në Bruksel pranë Komitetit Evropian të Rajoneve.

Sipas Mexhitit, në këtë forum marrin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe rajonal nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga shtetet kandidate për anëtarësim. Ai theksoi se sesioni shërben për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe diskutimin e sfidave që lidhen me procesin e integrimit evropian.

“Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë së Veriut, ndërsa komunat kanë rol kyç si në procesin eurointegrues ashtu edhe në zbatimin e reformave”, ka shkruar Mexhiti.

Ai nënvizoi se fokusi i diskutimeve është vendosur te rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, vazhdimi i reformave dhe fuqizimi i rolit të pushtetit lokal në përafrimin e standardeve vendore me ato evropiane.

Sipas tij, komunat mbeten partnerë të rëndësishëm në përmbushjen e agjendës së integrimit dhe në afrimin e vendit me familjen evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër