Mickoski: Javën e ardhshme nisin bisedimet për riformatimin e kabinetit qeveritar

Nga Xh M
1,543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe njëherazi kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se më 17 qershor në stadiumin e Strumicës do të shënohet përvjetori i partisë, ndërsa pas këtij aktiviteti do të fillojnë bisedimet me partnerët e koalicionit qeveritar për rindërtimin e Qeverisë.

“Javën e ardhshme, pas festimit të ditëlindjes së partisë më 17 qershor në Strumicë, me fillim në orën 20:00, do të nisim bisedimet me partnerët e koalicionit qeveritar lidhur me rindërtimin e Qeverisë”, deklaroi Mickoski.

Duke komentuar pretendimet e opozitës se Qeveria po përgatit zgjedhje të parakohshme pasi ka shpenzuar fondet shtetërore, Mickoski tha se këto akuza nuk kanë logjikë dhe se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që të mos ketë zgjedhje të parakohshme.

Ai theksoi se qytetarët i kanë dhënë mandat katërvjeçar qeverisë dhe se synimi është mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në pranverën e vitit 2028. Megjithatë, sipas tij, nëse partia përballet me sfida politike dhe detyrohet të hyjë në zgjedhje të parakohshme, ajo do të jetë e përgatitur dhe do të dalë fituese.

“Nuk kemi ndërmend të shkaktojmë zgjedhje të parakohshme. Qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta, por nëse sfidohemi, do të shkojmë në zgjedhje dhe do të fitojmë”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër