Mickoski: Jemi afër zgjidhjes për Kodin Zgjedhor që është pjesë e Agjendës së Reformave

Nga D. V.
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Të gjitha zgjidhjet ligjore që janë pjesë e agjendës së reformave ndodhen në Kuvend, mbetet vetëm Kodi Zgjedhor, për të cilin po afrohemi drejt një zgjidhjeje përfundimtare, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Pas promovimit të teksteve të shtypura në SHFK “Ljuben Lape” në komunën Aerodrom, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai theksoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka një vendim që pritet të miratohet lidhur me vlerësimin pozitiv të punës së AD ESM, ish-ELEM, për një hap që ka të bëjë me përqindjen maksimale të sasisë së energjisë elektrike që duhet të dorëzohet te furnizuesi, dhe sipas tij, ky vendim do të merret.

“Të gjitha zgjidhjet ligjore që janë pjesë e Agjendës së Reformave ose janë në Kuvend si rezultat i propozimeve të Qeverisë, ose janë ndërhyrje me amendamente nga grupet e deputetëve. Mbetet vetëm Kodi Zgjedhor. Jam i informuar se po afrohemi drejt një zgjidhjeje përfundimtare, kështu që, sa di unë, më 26 është caktuar seancë parlamentare. Do të ketë një, dy, tre ditë për rregullime të imta. Afati është 30 qershor, por përvoja gjithmonë thotë se mund të jetë edhe deri më 15 korrik. Është normale që disa dokumente të dorëzohen, të plotësohen, të hiqen e kështu me radhë, por le të themi 30 qershor. Ne presim të konfirmojmë sërish pozicionin se jemi të parët, siç ishte në dhjetor, por le të presim të shohim si do të jetë Raporti i Komisionit Evropian,” deklaroi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër