Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tekstet shkollore për vitin e ri mësimor po shpërndahen me kohë.
“Nëse para 10–15 viteve flisnim për kompjuter për çdo fëmijë, sot gëzohemi nëse tekstet shkollore i shpërndajmë me kohë, që fëmijët të mund t’i përdorin. Për fat të keq, patëm një kataklizëm, një qeveri që zgjati 7 vite në Maqedoni dhe pasojat janë shkatërruese. Po punojmë me prioritet pas prioriteti për t’i kthyer gjërat në normalitet,” tha Mickoski pas vizitës në SHFK “Ljuben Lape” në Aerodrom.
