Shkup, 13 shkurt – Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, në kuadër të Konferencës së 62-të të Sigurisë në Mynih, zhvilloi takim pune me menaxhmentin e gjigantit gjerman “Shvarc grup”, nën ombrellën e të cilit veprojnë berndet e famshme botërore “Lidël” dhe “Kaufland”.

Siç informoi kryeministri në rrjetet sociale, kanë biseduar për planet e tyre për investime, hapjen e vendeve të reja të punës dhe modernizimin e sektorit tregtar në vendin tonë.
“Po hapim dyert për kompanitë vendase që të plasojnë produktet e tyre në rrjetet e mëdha evropiane.
Vazhdojmë të flasim dhe të tërheqim kompani të njohura botërore, të cilat besojnë në potencialin e shtetit tonë!, shkroi Mickoski në Fejsbuk.

