Mickoski nga Manastiri: Qeveria do të vazhdojë të investojë, qyteti mbetet prioritet kryesor

Nga Xh M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manastir, 9 korrik Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Manastir, ka realizuar një inspektim të aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e objektit të ri shkollor të SHFK “Kole Kaninski” në lagjen Bukovski Livadi të Komunës së Manastirit.

Mickoski vizitoi edhe fabrikën “Kromberg & Schubert”, ndërsa gjatë deklaratës së tij për mediat përgëzoi kryetarin e komunës, këshilltarët dhe administratën komunale për angazhimin në realizimin e projekteve që, sipas tij, përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve.

“Përgëzoj kryetarin e komunës, Komunën, falënderoj edhe këshilltarët që e mbështesin punën e kryetarit, administratën e Komunës së Manastirit, deputetët që vijnë nga Manastiri dhe që luftojnë që të realizohet edhe një projekt më shumë dhe të ketë më shumë investime këtu”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri falënderoi edhe ministrat dhe kolegët nga Qeveria, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është përshpejtimi i projekteve dhe krijimi i një vendi më të mirë për të jetuar.

“Unë, në emër të Qeverisë dhe si kryetar i saj, mund të them se Manastiri është dhe do të mbetet një nga prioritetet tona kryesore”, tha Mickoski.

https://www.facebook.com/share/p/1EdSoqzNYh/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër