Mickoski paralajmëron rritje pagash për të punësuarit në arsim

Nga D. V.
791 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 mars, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se të punësuarit në sektorin e arsimit do të përfitojnë një rritje të pagave prej rreth 7,5 për qind.

Ai theksoi se kjo është pjesë e marrëveshjes kolektive dhe se që nga formimi i Qeverisë së tij, pagat në arsim janë rritur gjithsej për rreth 20 për qind. “Prej sot do të kemi rritje të pagave në arsim, që është pjesë e marrëveshjes kolektive, me 7,5 për qind të reja. Kjo do të thotë se nga nëntori i vitit 2024 e deri sot, pagat e të punësuarve në arsim janë rritur për 20 për qind,” deklaroi Mickoski pas ceremonisë së lëshimit në përdorim të Shtëpisë së Kulturës në Gazi Babë.

Kjo rritje pritet të përmirësojë standardin e punonjësve arsimorë dhe të nxisë motivimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër