Mickoski për vizitë në Komunën e Gjevgjelisë

Nga B.M
759 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të kopshitit të ri për fëmijë “Sonçogledi” në Komunën e Gjevgjelisë, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 56 milionë denarë.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, gjatë vizitës, kryeministri Mickoski do të inspektojë punimet ndërtimore në Çarshinë e Vjetër të Qytetit, investim prej mbi 40 milionë denarësh.

Në fund, kryeministri Mickoski do të kryejë inspektim edhe të punimeve ndërtimore për ndërtimin e një parku të ri me kënd lojërash për fëmijë, me sipërfaqe prej 3.150 metra katrorë, ku pas përfundimit të aktiviteteve është paraparë të japë deklaratë për media. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër