Mickoski: Struga është me shumicë maqedonase! Kush tha se nuk do të lidhet me Korridorin 8?

Nga I Z
1,022 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 Prill, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot i ka kunëdërshtuar akuzat e partive opozitare shqiptare të cilat thonë se qeveria e tij po synon që t’i ndërpresë dhe devijojë krejtësisht punimet në korridorin 8, përfshirë edhe për ta anashkaluar Strugën.

Ai tha se qytetarët e Strugës “duhet të jenë të qetë”, sepse sipas tij kjo qeveri është qeveri “në gjithë territorin e vendit dhe nuk ka për qëllim të lë të harruar askënd.”

“Siç kemi treguar deri tani, duke përfshirë qytetarët e Kërçovës, Vevçanit, Debarcës, Ohrit dhe në mbarë territorin, si dhe duke përfshirë edhe ata që janë në shtrirjen e Korridoreve 8 dhe 10. Askush nuk do të harrohet,” tha Micskoski.

Partitë opozitare shqiptare pretendojnë se qeveria ka për synim që të anashkalojë Strugën, për siç thonë ato, arsye etnike.

Mickoski, i pyetur nga gazetarët për këtë pjesë të akuzave, i mohoi ato sot.

“Tentimet për polarizim etnik nga ana e opozitës dhe disa mediave nuk do t’i komentoj. Nuk do të lejoj deri sa unë jam kryeministër, që të ketë polarizim etnik në vend, sepse nëse shikojmë prej atij prizmi, fillimisht në komunat e Kërçovës, Vevçanit, Debarcës, Ohrit dhe Strugës popullatë shumicë bindshëm janë maqedonasit, prandaj disa politikanë opozitarë shqiptarë nuk do t’i komentoj”, u tha sot gazetarve Mickoski.

“Pastaj, neve si qeveri na konvenon të punohet, sepse në atë mënyrë rritet Bruto Prodhimi Vendor, e me rritjen e BPV-së ne jemi më të susksesshëm edhe në tregun financiar, por edhe para qytetarëve. Ne jemi qeveri që dëshiron të realizojë projekte”, shtoi ai për projektin e korridorit 8, për të cilin vazhdojnë akuzat nga ana e partive opozitare dhe kundër-përgjegjet e mohimet nga ana e qeveritarëve.

Ndërkohë, qeveria e Mickoskit ende nuk ka dalë para publikut me detajet e opcioneve të mundshme që kanë të bëjnë me segmentin e korridorit 8 prej tek afërsia e Liqenit t Ohrit e deri tek kufiri me Shqipërinë.

Qeveritarët thonë se ende janë në konsultim me UNESCO-n për çështjet e trashgimisë kulturore të kësaj zone të mbrojtur dhe ndikimet në ambient të projektit, ndërkohë që vazhdojnë që të përsërisin se çfarëdo vendimi që të merret për devijim eventual të këtij segmenti rrugor, Korridori 8 do të përfundojë aty ku është paraparë që në fliim, përkatësisht  në kufirin me Shqipërinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër