Mickoski uron Janshën për zgjedhjen kryeministër

Nga Xh M
143 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin slloven Janez Janša, të cilit i uroi zgjedhjen dhe formimin e qeverisë së re në Slloveni.

“Zhvillova një bisedë telefonike me Janez Janshën, të cilit i shpreha urime me rastin e zgjedhjes për kryeministër të Republikës së Sllovenisë dhe suksesit në formimin e qeverisë së re. Sllovenisë i urova stabilitet, përparim dhe punë të suksesshme në periudhën që vjen”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se gjatë bisedës u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve miqësore, bashkëpunimit politik dhe partneritetit mes dy vendeve.

Sipas Mickoskit, Maqedonia dhe Sllovenia do të vazhdojnë të ndërtojnë lidhje të forta të bazuara në respekt të ndërsjellë, vlera evropiane dhe vizion të përbashkët për zhvillim, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër