Minçev dhe Selami realizuan takim: Bashkëpunimi institucional është kyç për administratë publike më efikase dhe mbrojtje të qytetarëve

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, realizoi takim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë, Faton Seljami. Në takim u shkëmbyen mendime për proceset dhe sfidat aktuale në fushën e administratës publike, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Minçev theksoi se bashkëpunimi institucional dhe dialogu i hapur mes institucioneve janë me rëndësi të veçantë për krijimin e një administrate publike më efikase, më të përgjegjshme dhe profesionale, të orientuar drejt nevojave të qytetarëve.

Në takim u konfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë së Administratës Publike dhe Avokatit të Popullit, në drejtim të përmirësimit të proceseve administrative, forcimit të integritetit institucional dhe ndërtimit të një administrate që ofron shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër