Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me homologun kinez mes tensioneve me SHBA-në

Nga D. V.
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 6 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi është takuar me homologun e tij kinez, Wang Yi në Pekin, në një kohë tensionesh me SHBA-në, raportoi sot media shtetërore.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Hsinhua” bëri të ditur se dy ministrat zhvilluan bisedime në Pekin.

Edhe media shtetërore iraniane e konfirmoi takimin.

Fillimisht nuk ishte e qartë se çfarë diskutuan ministrat, por lufta në Iran ka të ngjarë të ketë qenë një nga temat kryesore.

Pekini dhe Teherani janë partnerë të afërt ekonomikë, me Kinën që konsiderohet vendi blerës më i madh i naftës iraniane.

Pekini ka kritikuar vazhdimisht veprimet e SHBA-së kundër Iranit.

Takimi u zhvillua rreth një javë përpara vizitës së pritur në Kinë të presidentit amerikan Donald Trump, një udhëtim i njoftuar nga Uashingtoni, por ende i pakonfirmuar nga Pekini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër