Ministri Vengu nga selia e NATO-s: Shqipëria përkthen angazhimet në investime konkrete për sigurinë

Nga admin
328 e lexuar

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shkruar për takimin e ministrave të Mbrojtjes që po mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Vengu ka deklaruar se, në vijim të Samitit të Hagës, ku u vendosën objektiva të reja mbi një lexim realist të mjedisit të sigurisë, diskutimet sot fokusohen në përshtatjen operacionale të NATO-s, vendimmarrje më të shpejtë dhe shpërndarje më të balancuar të barrës së sigurisë mes aleatëve.

“Vendimi për dislokimin e operacionit Arctic Sentry përreth Groenlandës konfirmon se siguria euro-atlantike është e pandashme: nga veriu strategjik deri në Mesdhe. Në këtë kuadër, forcimi i pozicionimit të Aleancës në krahun juglindor mbetet po aq thelbësor”, ka thënë Vengu.

Sipas tij, Shqipëria i njeh detyrat e saj dhe i përkthen ato në investime konkrete për sigurinë e vendit dhe të mbarë rajonit.

Ndryshe, sot po mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes të Aleancës, ku në fokus janë çështjet e sigurisë, rritja e kapaciteteve të NATO-s, mbështetja për Ukrainën dhe buxheti shtesë për mbrojtjen.

Sipas zyrtarëve të NATO-s, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër