Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët për faqen e rreme që ofron informacione për vizat

Nga Xh M
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministria Jashtme paralajmëron qytetarët për një faqe mashtruese që ofron informacion për vizat shqiptare. Faqja e rreme është nën linkun: https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/, e cila kopjon pamjen dhe informacionin e faqes zyrtare.

Ministria sqaron se faqja e vetme e autorizuar për aplikime për vizë elektronike është: https://e-visa.al/ dhe u kërkon qytetarëve të përdorin vetëm këtë burim për të shmangur mashtrimet.

Autoritetet kibernetike dhe ligjzbatuese po punojnë për bllokimin e faqes dhe ndjekjen e përgjegjësve sipas ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër