Miratohet ratifikimi i Konventës shumëpalëshe të OECD-së, Memeti: Forcim i sistemit fiskal

Nga D. V.
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 prill Zhurnal.mk – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e Konventës shumëpalëshe ‘Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor’”.

Në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, anëtarët e komisionit morën në shqyrtim nismën në prani të zëvendësministrit të Financave, Andi Memeti, i cili në fjalën e tij u ndal në thelbin e marrëveshjes dhe Konventës të zhvilluar nga OECD dhe firmosur në shtator 2025 në Paris.

Memeti theksi se, projektligji shënon një akt në forcimin e sistemit fiskal dhe pozicionimin e vendit si një aktor i përgjegjshëm në fushën e taksimit ndërkombëtar.

Memeti sqaroi se Konventa ofron një mekanizëm efikas për të ndryshuar njëkohësisht një sërë marrëveshjes ekzistuese, duke shmangur proceset e gjatë të rinegocimit bilateral, çka lejon implementimin e shpejtë dhe të harmonizuar të rregullave të reja në një numër të madh juridiksionesh.

Relatori i çështjes, Ani Dyrmishi, vlerësoi kushtetueshmërinë dhe përputhshmërinë me legjislacionin për marrëveshjet ndërkombëtare.

Pas diskutimeve, komisioni e miratoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër