Shkup, 24 korrik – Aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të mbështetjes teknike e cila është Qendra Këshilldhënëse e Sektorit financiar (FINSAK) pranë Bankës Botërore që veçmë një kohë të gjatë ia ofron Bankës Popullore ka qenë temë e takimit të ekspertëve financiar nga FINSAC me guvernatorin Trajko Sllaveski dhe ekipet kompetente në Bankën qendrore.

Kabineti i guvernatorit sot kumtoi se në fokus të kësaj është mbështetja teknike, operacionalizimi i funksionit të zgjidhjes së bankave në përputhje me Ligjin e ri për zgjidhjen e çështjeve bankare. Aktivitetet në këtë fushë synojnë përgatitjen e udhëzimeve, procedurave të punës dhe mjeteve që do t’i mundësojnë Bankës Popullore të realizojë në mënyrë efikase dhe në kohë përgjegjësitë e saj në këtë fushë të rëndësishme.
Bëhet fjalë për mbështetje praktike në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të përgatitur plane për zgjidhjen e problemeve të bankave dhe në vlerësimin e mundësisë së zgjidhjes së tyre.
Përveç kësaj, si pjesë e bashkëpunimit më të gjerë u shqyrtuan edhe aktivitetet momentale të lidhura me menaxhimin e rrezikut klimatik nga ana e bankave. Mbështetja teknike e FINSAC në këtë fushë përfshin ndihmë në përmirësimin e qasjeve supervizore përmes ndërtimit të faktorëve klimatikë në vlerësimet e rrezikut të bankave, si dhe në krijimin e stres-testeve klimatike për sistemin bankar.
“Bashkëpunimi i Bankës Popullore me FINSAK është afatgjatë dhe nga ajo deri më tani ka rezultuar në arritje të rëndësishme, veçanërisht në pjesën e akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji për çështjen e bankave. Zgjidhja e çështjeve të bankave paraqet instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e stabilitetit financiar i cili lejon trajtim të kontrolluar me bankat problematike pa dëmtuar interesat e depozituesve dhe taksapaguesve. Banka Popullore do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në përforcimin e rregulloreve dhe kapaciteteve institucionale në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, me qëllim të sigurojë sistem financiar të sigurt dhe elastik”, informoi Banka Popullore.

