Mjegull ka në qafën malore Pletvarë, Gjavotë dhe qafën malore Krushevë, borë me intensitet të dobët në rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair

nga D. V.

Shkup, 10 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Mbetje të vogla të borës ka në qafën malore nga (fshati Lisec – Kodra e Diellit) të cilat mbahen në rrugë. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në rrugën (Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair) e cila nuk qëndron në rrugë dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafë malore Pletvar deri 30m, Gjavatë prej 100m dhe qafën malore Krushevë deri 40m. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More