Mickoski: Reformat e Maqedonisë drejt BE-së të maten me kritere dhe jo me politika ditore

Nga Xh M
428 e lexuar

Shkup, 14 shkurt – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Mynihu tha se Maqedonia mbetet në kursin evropian, por kërkon një proces dinjitoz.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih filloi dje, ku udhëheqësit dhe vendimmarrësit diskutojnë rreziqet e sigurisë dhe realitetin e ri gjeopolitik.

Ideja se “rendi botëror i bazuar në rregulla” po pëson goditje serioze dhe Evropa duhet të përshtatet me një pjekuri më të madhe strategjike, tha Mickoski.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Mickoski hapi temën e integrimit evropian, por me një vijë të qartë: reformat duhet të maten me vlera dhe kritere, jo me bllokada politike ditore.

Kancelari gjerman Merz tha se çshtë i gatshëm të mbështesë pranimin e anëtarëve të rinj, gjë që forcon shpresën për një momentum më të shpejtë politik në BE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër