Mot i kthjellët me temperatura të larta

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjk Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e Hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet e larta malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 20/34 Diell
Kukës 20/28 Diell re shi
Lezhë 24/33 Diell
Dibër 13/28 Diell re shi
Durrës 17/33 Diell
Tiranë 22/34 Diell
Elbasan 22/34 Diell
Berat 19/35 Diell
Vlorë 20/34 Diell
Korçë 15/29 Diell re shi
Gjirokastër 17/35 Diell
Sarandë 20/33 Diell

artikuj të ndërlidhura