Shpërthim i kontrolluar në bypass-in e Sarandës për hapjen e trasesë, kufizohet përkohësisht qarkullimi

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se ditën e sotme do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në kuadër të punimeve për ndërtimin e bypass-it të Sarandës.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, në intervalin orar 09:00–10:00.

Shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës.

ARRSH sqaron se procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, pasi gjatë orarit të punimeve mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër