Mot i nxehtë të hënën, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kosova të hënën do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Temperaturat e larta pritet të sjellin mot të nxehtë, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër