LAMM: Pritje në Tabanoc për hyrje në vend, komunikacioni zhvillohet pa probleme

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje në vend, pritet rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër