Mot me diell dhe i qëndrueshëm me erë të përforcuar veriore përgjatë Vardarit

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior, lokalisht deri në 50 kilometra në orë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë prej -2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë.

Në ditët në vijim nën ndikimin e një zone me presion të lartë të ajrit, vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Të enjten do të fryjë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior, më i theksuar përgjatë Vardarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër