Moti sot

Nga Xh M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 qershor Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites në pjesët veriperëndimore të vendit priten kushte për reshje të dobëta lokale shiu, bubullima dhe paraqitje të rrallë të breshrit.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here do të jetë më e përforcuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 37 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër