Moti sot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

nga D. V.

Shkup, 17 qershor – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohë me vranësira të vogla lokale deri mesatare. Pasdite në perëndim, në rajonet kryesisht malore do të paraqitet mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri 35 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Tempertatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, ditëve në vazhdim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, veçanërisht të enjten dhe të premten.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More