Mucunski: Historia, identiteti, gjuha dhe kultura janë vijat e kuqe nga të cilat nuk heqim dorë

Nga D. V.
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për media theksoi se historia, identiteti, gjuha dhe kultura mbeten vijat e kuqe të forta të Maqedonisë në të gjitha negociatat ndërkombëtare.

Ai potencoi se është e padrejtë që procesi i integrimit evropian të bllokohet vazhdimisht me çështje të lidhura me identitetin kombëtar, duke nënvizuar se këto pozicione u komunikohen qartë të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.

„Vijat e kuqe të shtetit tonë lidhen me historinë, identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Këto janë vijat e kuqe që ne i vendosim në kuadër të të gjitha bisedimeve që i zhvillojmë. Thjesht nuk është e drejtë që negociatat tona të ngecin vazhdimisht në tema të lidhura me identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën tonë. Këto janë pozicionet tona që i kemi paraqitur disa herë edhe para opinionit të brendshëm, ndërsa të njëjtat pozicione i theksojmë vazhdimisht edhe me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë“, tha ministri Mucunski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër