Murtezani-Mickoski: Diskutohet progresi i reformave në takim me Mickoskin

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars, Zhurnal.mk – Orhan Murtezani njofton se sot është zhvilluar një takim pune me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe institucionet përgjegjëse për Agjendën Reformuese.

Gjatë takimit u shqyrtua progresi i deritanishëm në zbatimin e reformave, si dhe u diskutua për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren në periudhën në vijim.

Sipas Murtezanit, palët u dakorduan për dinamikën e punës në muajt e ardhshëm, me fokus të veçantë në arritjen e rezultateve konkrete që pritet të prezantohen në raportin e radhës, transmeton Zhurnal.

Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski tha se “Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të procesit të reformës me afate të qarta dhe rezultate konkrete, me qëllim përmirësimin e sistemit dhe afrimin me standardet evropiane”.//Zhurnal

artikuj të ndërlidhura