NATO: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare do të jetë plotësisht i kotë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Varshavë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Aleanca e Atlantikut të Veriut do të sigurojë që çdo sulm ndaj vendeve të saj anëtare të jetë “plotësisht i kotë”, deklaroi sot komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, duke prezantuar atë që e cilësoi si “teorinë e fitores” së Aleancës.

“Nëse dikush është aq i pamatur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë. Do ta ndalojmë sulmin dhe do t’i mohojmë mundësinë për të arritur objektivat e tij, cilado qofshin ato. Me pak fjalë, do të sigurohemi që çdo sulm ndaj cilitdo aleat të rezultojë plotësisht i kotë”, deklaroi ai gjatë një forumi për mbrojtjen në Varshavë.

“NATO duhet t’i bëjë të qarta Rusisë vijat e saj të kuqe”, shtoi gjenerali amerikan./ /Ad.Ab./ a.jor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër