Ndahen nga 20 mijë denarë për subvencionimin e zejtarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Zejtarët e Shkupit do të kenë mundësi më 30 nëntor të aplikojnë për subvencionev. edhe atë në vlerën e 20 mijë denarëve.

“Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët, banorët te qytetit të Shkupit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, nuk kanë shfrytëzuar mjetet e Qytetit të Shkupit në vitin aktual dhe zejtarët e regjistruar në pajtim me Ligjin për zejtarinë”, theksohet në Thirrjen Publike.

Përmes kësaj Thirrje Publike planifikohet ndarja e subvencioneve për zejtarët dhe zejet deficitare në zhdukje në qytetin e Shkupit për vitin 2026-të. Dokumentet duhet të dorëzohen në sektorin për zhvillimin ekonomike lokal në objektin e Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit për këtë Thirrje publike ka ndarë 400 mijë denarë.

https://skopje.gov.mk/media/12152/%D1%98%D0%B0%D0%B2%D0%B5%D0%BD-%D0%BF%D0%BE%D0%B2%D0%B8%D0%BA-alb.pdf

artikuj të ndërlidhura