Ndalohen dy persona në Gostivar, në automjetin e tyre u gjet drogë

Nga I.A
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Dy persona janë privuar nga liria të mërkurën në fshatin Forinë të Gostivarit, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre policia gjeti një qese me lëndë pluhurore të bardhë.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 15 korrik 2026, rreth orës 15:20, nëpunësit policorë të SPB Gostivar i privuan nga liria J.S. (38) dhe J.Sh. (43), të dy nga fshati Semenishtë, komuna e Sarajit.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Golf” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin dy personat, është gjetur një qese me lëndë pluhurore të bardhë. Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër