Nënkryetari Milloshoski priti kalorësinë në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës”

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Krushevë, 1 gusht Zhurnal.mk – Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, sot, në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës” 2026, priti kalorësinë pranë Shtyllës së Republikës së Krushevës.

Pas mbërritjes së kalorësisë dhe formimit të kortezhit solemn, delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari Milloshoski, u drejtua për në Gumenjë, ku vendosi lule të freskëta dhe bëri homazhe për luftëtarët dhe veprimtarët e shquar të historisë maqedonase.

Lule të freskëta u vendosën në varrin e Pitu Gulit, para monumentit të Varrezave Partizane, në varrin e Toshe Proeskit, para Kriptës së Kryengritësve të Ilindenit dhe para bustit të Vele Markovit.

Pjesë e delegacionit të Kuvendit ishin edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deputeti Petar Risteski dhe sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Me pjesëmarrjen në këtë shënim përkujtimor, delegacioni i Kuvendit u bëri homazhe ilindenasve dhe të gjithë luftëtarëve që kanë dhënë kontribut në themelet e shtetësisë maqedonase.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër