Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Teknologjive Informative dhe Komunikuese në Manastir

Nga D V
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale dhe Fakulteti i Teknologjive Informative dhe Komunikuese pranë Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ në Manastir, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Memorandumin e nënshkruan ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, dhe dekani i Fakultetit të Teknologjive Informative dhe Komunikuese, prof. dr. Blagoj Ristevski.

Me Memorandumin e bashkëpunimit përcaktohet një kornizë bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit të Teknologjive Informative dhe Komunikuese pranë Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ në Manastir, me qëllim shfrytëzimin e kapaciteteve shkencore-profesionale, profesionale, materiale-teknike dhe hapësinore, të orientuara drejt avancimit të aktiviteteve edukative, kërkimore dhe aplikative.

„Zhvillimi i një shteti bazohet në partneritet dhe bashkëpunim, të cilat janë parakusht për një shoqëri të suksesshme dhe të begatë. Shteti ynë ka potencial, vizion dhe kapacitet për t’u shndërruar në një lider rajonal për një tranzicion të suksesshëm energjetik, duke u mbështetur në lidhjet institucionale me institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore“, theksoi ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit. Është konstatuar bashkërisht se sektori i energjisë duhet të ndjekë zhvillimet më të reja, veçanërisht në fushën e teknologjive informative dhe komunikuese. Në këtë kontekst, një theks i veçantë gjatë takimit iu kushtua sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit, si dhe përdorimit të inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj për përmirësimin e punës së institucioneve.

Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit është pjesë e strategjisë së Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale për rrjetëzim institucional, i orientuar drejt sigurimit të një sistemi energjetik të sigurt, stabil dhe modern, në përputhje me standardet evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër