Nesër lëshohet në përdorim investimi disa milionësh në Çair, sigurohet ngrohje më e lirë dhe ekologjike

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator Zhurnal.mk – Nesër te Ngrohtorja në Çair do të lëshohen në mënyrë solemne kapacitetet e reja kogenerative të kompanisë “TESSA Energy”. Në solemnitet do të marrin pjesë kreu shtetëror dhe komunal. Me këto kapacitete sigurohet ngrohje më e lirë dhe ekologjike për Çaitin dhe Butelin.

Në kuadër të grupacionit Tessa Group nis një kapitull i ri në sektorin e energjetikës, nën markën Tessa Energy.

Ky hap nuk përfaqëson vetëm një ndryshim të imazhit, por mbi të gjitha simbolizon bashkimin, vizionin dhe përparimin e vazhdueshëm të kompanisë.

Si shtyllë energjetike e grupacionit, Tessa Energy është e përkushtuar në krijimin e zgjidhjeve ekologjike, efikase dhe ekonomike, të cilat synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në krijimin e një mjedisi më të pastër.

“Motori” kryesor i Tessa Energy është Energy Ecolink, termocentrali që furnizon me ngrohje banorët e komunave Çair dhe Butel. Kompania synon të hapë një epokë të re të stabilitetit energjetik, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shkup.

Energy Ecolink hyri plotësisht e përgatitur në sezonin e ngrohjes, duke u siguruar përdoruesve furnizim të qëndrueshëm me ngrohje. Kompania thekson se ngrohja nuk është luks, por nevojë e përditshme dhe se do të vazhdojë me zhvillimin dhe inovacionet për t’iu përgjigjur nevojave të tregut dhe pritshmërive të konsumatorëve.

Në Tessa Energy janë investuar më shumë se 2 milionë euro, ndërsa me këtë investim Shkupi do të përfitojë një impiant të ri kogjenerues me gaz, i cili do të prodhojë në mënyrë të kombinuar energji termike dhe elektrike. Projekti parashikon lidhjen e pajisjeve me rrjetin e gazsjellësit të menaxhuar nga Energy Ecolink, ish-Toplana Shkup Sever.

Sipas kompanisë, investimi synon krijimin e një burimi të qëndrueshëm dhe ekologjik të energjisë elektrike, si dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese. Kjo pritet të mundësojë përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët, uljen e çmimit të energjisë termike dhe kontribut në reduktimin e ndotjes së ajrit në Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër