Tiranë, 3 korrik Zhurnal.mk – Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla thotë se dhuna nuk përfaqëson qytetarinë dhe frymën e protestuesve paqësorë, duke theksuar se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarët që dolën për të shprehur shqetësimet e tyre.
Në një video të shkëputur nga fjala në seancën plenare të së enjtes, Balla thotë se po paguhet para për të destabilizuar Shqipërinë. Në fjalën e tij përmendet Irani dhe Kremlini.
”Dhuna barbare në emër të protestës nga disa elementë kriminalë që e kanë marrë peng protestën, nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarinë e bukur të bulevardit të flamingove.
PRANDAJ po vjen natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë”,-shkruan Balla.
