Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

Nga Xh M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mavrovë, 25 gusht Zhurnal.mk – Përkohësisht ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, ndërsa do të kufizohet edhe përdorimi i mjeteve lundruese për shkak të mbajtjes së Kampionatit Botëror në peshkim.

Nga Enti Publik Nacional Parku “Mavrovë” informojnë se ndalimi i peshkimit sportiv, rekreativ dhe çdo lloj tjetër hyn në fuqi më 26 gusht dhe do të zgjasë deri më 7 shtator 2026, pra deri në përfundimin e plotë të kampionatit.

Vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së peshqit të hedhur posaçërisht për garën, e cila është ngjarje zyrtare e rangut më të lartë në kuadër të FIPSed.

Në të njëjtën periudhë ndalohet, përkatësisht kufizohet edhe lundrimi dhe përdorimi i të gjitha mjeteve lundruese në Liqenin e Mavrovës.

Nga ndalimi përjashtohen mjetet lundruese të policisë, shërbimeve të shpëtimit dhe institucioneve të tjera kompetente, kur përdorimi i tyre është i domosdoshëm për sigurinë dhe organizimin e ngjarjes.

Nga Nacional Parku i informojnë sportistët peshkatarë dhe përdoruesit e tjerë të liqenit që t’i respektojnë masat gjatë periudhës së caktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër