Ngrohja gjatë dimrit, qytetarët mes kostove të larta dhe mundësive të kufizuara për t’u ngrohur

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Me afrimin e ditëve të ftohta, një nga pyetjet që shtrohet në çdo amvisëri është se si të sigurohet ngrohja gjatë dimrit dhe sa do të kushtojë ajo. Drutë, energjia elektrike, peletet dhe ngrohja qendrore janë disa nga alternativat që përdorin qytetarët, por zgjedhja nuk varet gjithmonë vetëm nga preferencat. Për shumë familje, vendimtare janë edhe shpenzimet mujore dhe mundësitë për t’i përballuar ato. Se cila mënyrë e ngrohjes është më e përshtatshme dhe sa kushton ajo, ndryshon nga një familje në tjetrën. Disa preferojnë ngrohjen qendrore ndërsa të tjerë zgjedhin energjinë elektrike.

“Ngrohja qendrore e qytetit , Nuk e dij saktësisht, duhet t’i pyes por rreth 600–700 euro”.

“Me rrymë, Për mua nuk është shtrenjtë 2000–3000 denarë”.

“Me rrymë pak si shumë nalt asht por çka të bëjmë, Po 200 euro në muaj japim për me u nxeh”.

“Ngrohja qendrore e qytetit, Po e përdor prej tetë muajsh, më kushton rreth 4.700 denarë për tetë muaj, që është goxha shtrenjtë”.

“Ngrohje qendrore,3000 denarë për 80 metra katrorë”.

“Ngrohja qendrore e qyetetit,12 muaj nga 3600 denarë”.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, 38,2 për qind e amvisërive në vend përdorin dru për ngrohje, 24,6 për qind energji elektrike, ndërsa 10,8 për qind ngrohje qendrore. Rreth 62 për qind e energjisë së konsumuar në amvisëri shkon për ngrohjen e hapësirave të banimit. Në vend janë evidentuar edhe mbi 277 mijë kondicionerë inverter, ndërsa mesatarisht nga 92 metra katrorë sa është sipërfaqja e banesave, ngrohen vetëm rreth 50 metra katrorë. Megjithatë, për 10,6 për qind të amvisërive, sigurimi i energjisë dhe lëndëve për ngrohje mbetet gjithmonë vështirësi financiare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër