Nikolloski: Ndërtimtaria shënoi rritje prej 7,2 për qind, ndërtimi i hekurudhës u rrit për 20 për qind në tremujorin e parë

Nga R.ZH
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor, Zhurnal.mk – Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar rritje të konsiderueshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.

Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke iu referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas Nikolloskit, aktiviteti ndërtimor në vend ka shënuar rritje prej 7,2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa segmenti i ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore ka regjistruar një rritje edhe më të lartë, prej 20 për qind.

“Ndërtimtaria mbetet një nga motorët më të fortë të ekonomisë vendase, gjë që konfirmohet qartë nga të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës për tremujorin e parë të vitit 2026”, deklaroi Nikolloski.

Ai vlerësoi se trendi pozitiv në sektorin e ndërtimit është rezultat i investimeve në projekte infrastrukturore dhe i angazhimit për modernizimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër