Nis etapa e parë e garës së çiklizmit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë

Nga Xh M
277 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 prill Zhurnal.mk – Ka nisur etapa e parë e garës së çiklizmit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Të rriturit kanë përshkruar aksin Ura e Bushtricës – Korçë, 101 km e gjatë ku fitues ka rezultuar çiklisti i ekipit të Tiranës, Henri Hysa, i cili u mbështet nga një tjetër çiklist i këtij ekipi si Olsi Veliaj, i cili mund të merrte vendin e tretë të kësaj etape.

Për Hysën, era ishte në favor ndërsa Veliaj tregon se çiklizmi nuk po mbështetet.

“Ishte era në favor pas Qafë Pllocës. Ishte kundërshtar i fortë. Ishim dy veta dhe kishim favor dy kundër një. Ndodhi në majë të Qafë Thanës, aty ku u ndanë çunat, në disheze u shkëputa une Olsi e kosovari. Në finish i shkëputa vetem Në 15 km e fundit, erdha në finish vetem. Me pëlqeu rruga e re, gara shkoi mirë”, tha Henri Hysa.

” Të jemi realist sporti i çiklizmit është në rënie sepse rinia nuk po angazhohet me shume, jo vetëm në çiklizëm por e ne sportet e tjera. Edhe publiciteti nuk i behet. Unë si sportist i ekipit të Tiranës kam vetëm trajtim ushqimor. Kam 22 vite si sportist nuk kam patur asnjëherë mbështetje, e kam bërë me financiat e familjes, të isha më mbështetjen e klubit apo federatës do e kisha lënë para 20 vitesh”, tha Olsi Veliaj.

Një djalë i talentuar në çiklizëm po del nga Korça si Nedion Demiri i Skënderbeut, i cili mundi të fitojë në kategorinë kadet, e përshkruar nga Pojska në Korçë me gjatësinë 71 km

” Gara shkoi mirë, pak më vështirësi, kishte konkurrencë nga vendet e tjera por me stërvitjen që bëmë, arrita të fitoja vendin e parë. Në finish vetëm. Kam 3 vite. Kampion”, u shpreh Nedion Demiri

Gara e çiklizmit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke përshkruar Zemblak – Korçë, Kapshticë – Korçë e duke shkuar e ne qarqet e tjera të Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër