U arrestua në Spanjë, Ogiçi dyshohet se rrëmbeu dhe vrau Lamajn për drogë

Nga Xh M
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 prill Zhurnal.mk – Një 40-vjeçar nga Saranda, Adrian Ogiçi, është arrestuar në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen në bashkëpunim të veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Autoritetet shqiptare njoftuan se kapja e tij u bë në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Dyshohet se rrëmbimi i Ridvan Lamajt, baba i dy fëmijëve, kishte lidhje me pazaret e drogës. Më 17 qershor 2015, Lamaj u rrëmbye në shëtitoren e Sarandës nga Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, pas mosmarrëveshjeve për trafik kanabisi drejt Greqisë. Hetimet tregojnë se rrëmbimi ishte pjesë e një hakmarrjeje ndaj të dëmtuarit për mosdërgimin e një ngarkese droge dhe për përplasjet e mëparshme mes personave të përfshirë.

Adrian Ogiçi ka pasur rol të financuesit dhe siguruesit të lëndëve narkotike, ndërsa bashkëpunëtorët e tij kryenin transportimin jashtë pikave kufitare. Gjatë operacioneve hetimore u dokumentua se Ogiçi dhe Islami kishin organizuar dhe ekzekutuar rrëmbimin e Lamajt, duke i marrë lirinë me forcë dhe duke i sekuestruar telefonat celularë, në një episod që u dëgjua edhe nga banorë të rastësishëm të qytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër